KRU “Prishtina”: Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, shkak i ndërprerjes është një rrjedhje në gypin kryesor DN 250 mm, e cila ka ndodhur në rrugën Arbanasi.
Pa furnizim me ujë kanë mbetur këto zona:
- Gjysma e Hajvalisë
- Veterniku (pjesa prapa Gorenjes)
- Lagjja Qëndresa
- Konsumatorët prapa Grand Store
- Zona kah Rezonanca – Lagjja Premium
Nga KRU “Prishtina” bëhet e ditur se ekipet teknike kanë dalë në terren dhe janë duke punuar intensivisht për sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve.