Mustafa ironizion me qeverinë: Zoti ua bëftë qarën - NACIONALE

Mustafa ironizion me qeverinë: Zoti ua bëftë qarën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar qeverinë për deklaratat e saj të bëra sot për "dimrin e ftohtë" që pret vendin si pasojë e situatës energjetike.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar sot se Kosova do të ketë një dimër sfidues sa i përket disponueshmërisë së energjisë elektrike. Musatafa e qortoi qeverinë Kurti për dështimin për t'u ofruar opsione.

“Zoti ua bëftë qaren, tha Qeveria sot dhe i rrudhi krahët.” - ka shkruar Mustafa.

“Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e ftohtë e të errët që po na afron, në mungesë të energjisë elektrike dhe me çmime marramendëse të lëndëve djegëse për ngrohje, Qeveria sot i paska rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve “duhet ta kurseni rrymën”. Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur.” - tha ai.

Lajme të ngjashme