Kriza energjetike detyron Ambasadën Amerikane të kërkojë punëtorë për gjeneratorë - NACIONALE

Kriza energjetike detyron Ambasadën Amerikane të kërkojë punëtorë për gjeneratorë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Reduktimet e energisë elektrike që kanë filluar qysh në mesin e gushtit, si duket kanë shërbyer si alarm i rëndësishëm për Ambasadën Amerikane në Kosovë. Për këtë arsye, Ambasada ka hapur një konkurs jo të zakonshëm në këtë institucion: Mbikëqyrësi i Mirëmbajtjes së Gjeneratorit.

Sipas njoftimit për hapje të konkursit në faqen e Ambasadës ai ose ajo që merr këtë pozitë do të ketë një pagë vjetore prej 17 mijë e 471 eurove. Detyrat e tij ose saj, normalisht do të jetë që të mbikqyrë dhe të mirëmbajë gjeneratorin sa herë të ketë reduktime të energjisë elektrike.

“Orari i punës për këtë pozicion është: Me kohë të plotë (40 orë në javë). Data e fillimit: Kandidati/ja duhet të jetë në gjendje të fillojë punën brenda një periudhe të arsyeshme kohore (XX javë) nga marrja e autorizimit të agjencisë dhe/ose lejeve/certifikimeve ose kandidatura e tyre mund të përfundojë”, thuhet në përshkrimin e vendit të punës. Konkursi do të jetë i hapur deri me 27 gusht.

Pak fjalë për krizën energjetike në Kosovë

KEDS ka njoftuar që gati 5 ditë se ka filluar reduktimet e energjisë elektrike duke ngritur alaramin për një dimër të vështirë. Nacionale ka raportuar në një seri shkrimesh mbi krizën energjetike.Këto janë disa nga tekstet përmes të cilave mund të informoheni për krizën:

Rritja e çmimeve nxiti lakminë e KEK-ut për të shitur rrymë, A5shi 47-vjeçar mbiprodhoi ‘dhunshëm’

100 milionët e Kurtit për rrymën: KEDS kërkon paratë, Qeveria e akuzon se inkasantët “po vjedhin rrymë

Lajme të ngjashme