Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së i bën thirrje Iranit të "rifillojë bashkëpunimin" - NACIONALE

Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së i bën thirrje Iranit të "rifillojë bashkëpunimin"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike të OKB-së (IAEA) tha se mirëpret njoftimet e sotme lidhur me situatën në Iran.

“Rifillimi i bashkëpunimit me IAEA-n është thelbësor për një marrëveshje të suksesshme diplomatike që do t’i jepte fund njëherë e përgjithmonë mosmarrëveshjes rreth aktiviteteve bërthamore të Iranit,” u shpreh Rafael Grossi.

Ai shtoi se i ka shkruar ministrit të jashtëm iranian për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe ka propozuar që të takohen së shpejti.

Sipas një deklarate të IAEA-s, inspektorët e saj kanë qëndruar në Iran gjatë gjithë konfliktit dhe janë të gatshëm të fillojnë punën sa më parë.

“Gjatë këtyre sulmeve, kemi parë dëme të mëdha në disa objekte bërthamore në Iran, përfshirë impiantet për konvertimin dhe pasurimin e uraniumit.

Lajme të ngjashme