Kreu i AAK-së: Qeveria e Kosovës i ka sjellë mësimdhënësit në një pozitë të vështirë, pa paga të favorshme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka sjellë mësimdhënësit në një pozitë të vështirë, pa paga të favorshme e pensione të dinjitetshme.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se sot takoi Xhemajl Dreshajn, i cili nga sot është pensionist.
Dreshaj, siç tregon Haradinaj, ka punuar si mësimdhënës.
“Biseda mësuesin Xhemajl, më riktheu në kujtesë bisedat me Kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj dhe kolegët e tij, me të cilët kisha rastin si kryeministër por edhe gjatë gjithë kohës të bashkëpunojmë në mbështetjen e kërkesave të tyre të drejta. Fatkeqësisht kjo qeveri që udhëheq me vendin mësimdhënësit i ka sjellur në një pozitë të vështirë, pa paga të favorshme e pensione të dinjitetshme.” – ka shkruar kreu i AAK-së.