Kremlini shkarkon edhe një tjetër komandant ushtarak - NACIONALE

Kremlini shkarkon edhe një tjetër komandant ushtarak

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një tjetër komandant i lartë rus është shkarkuar pasi përpjekjet luftarake të Kremlinit vazhdojnë të lëkunden.

Sipas faqes ruse të lajmeve RBC, gjeneral-koloneli Alexander Chaiko, komandanti i Qarkut Ushtarak Lindor të Moskës, është shkarkuar në riorganizimin e fundit të lartë.

Distrikti Ushtarak Lindor mbulon trupat me bazë në Lindjen e Largët të Rusisë, megjithëse pjesa më e madhe e fuqisë së tij aktualisht është e dislokuar në Ukrainë.

Besohet se Chaiko, është zëvendësuar nga gjeneral-lejtnant Rustam Muradov, një oficer i lartë i cili tashmë është sanksionuar nga BE.

Lajme të ngjashme