Krasniqi: Vuçiqi e përmend vazhdimisht Haki Abazin, Kurti nuk duhet të fle rehat
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar zhvillimet në parlamentin serb, kur presidenti Vuçiq e kishte përmendur disa herë Haki Abazin. Këtë gjatë përballjeve me opozitën.
Krasniqi, duke shfrytëzuar rrjetin social "Facebook", ironizoi duke thënë se Kurti nuk duhet të fle rehat, nëse Abazi është i rrezikshëm siç po pretendon Vuçiq.
"Nëse frikësohet Vuçiqi nga Haki Abazi, tybe Kurti nuk duhet me fjetë rehat sonte. Fort tutna që darkë falas nuk ka te Rokfelleri. Ka rrezik që ta nxjerrë për hundësh", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
