Krasniqi: Veprimet e Kurtit në veri duken patriotike, por nuk kane logjikë politike
Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se veprimet e kryeministrit Albin Kurti në veri nuk kanë logjikë politike.
Sipas tij, shefi i qeverisë po bije në grackën e Serbisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur Qeveria e Serbisë e shpalli strategjinë e re të rezistencës civile për serbët e Kosovës, Kurti provokoi me hapjen e urës së Ibrit.
“Veprimet e Kurtit duken patriotike, por nuk kane logjikë politike. P.sh. sapo qeveria e Serbisë e shpalli strategjinë e re të rezistencës civile për serbët e Kosovës, Kurti provokoi me idenë e hapjes së Urës së Ibrit, me çka i dha shkas rezistencës civile të serbëve. U mbajtën tubime të qytetarëve, peticione, ankesa. Rezistenca civile u fuqizua, Ura e Ibrit nuk hapet. Ku ka logjikë politike këtu? Militantat nuk kërkojnë logjikë. Turmat, që nga Roma e këndej, kërkojnë cirk dhe verë”, ka shkruar Krasniqi.