Krasniqi tregon një rast interesant me një mërgimtar: Ura ishte hapur, pasi s’po përmendet më
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka treguar një rast interesant.
Krasniqi ka treguar se një koleg i tij i ka treguar në lidhje me një mërgimtar në Gjermani, i cili insistonte se “ura e Ibirt ishte hapur”.
Tutje, Krasniqi ka folur edhe për efektet e propagandës.
“Dje një koleg më tregoi se një mërgimtar në Gjermani i kish thënë se ura e Ibrit ishte hapur. Në pyetjen e këtij se kur, ai kishte thënë se nuk e dinte kur po sigurisht ura ishte hapur, pasi nuk po përmendej më. Me gjasë kështu janë efektet e propagandës tek shumë nga ata që jetojnë në kurbet. Manipulimi me emocionet e tyre bëhet i lehtë për faktin se ata ngjarjet nuk i shohin e nuk i jetojnë, vetëm dëgjojnë dhe ëndërrojnë për to” – ka shkruar Krasniqi.