Krasniqi takohet me Escobarin: Rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-në për ne është pa alternativë - NACIONALE

Krasniqi takohet me Escobarin: Rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-në për ne është pa alternativë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar.

Krasniqi në shkrimin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se me Escobar ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe për dialogun me Serbinë, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërshirës me njohjen reciproke në qendër.

Z. Escobar i shpreha qëndrimin e PDK-së se rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-në për ne është pa alternativë, edhe për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që na jep në procesin e integrimit dhe fuqizimit në arenën ndërkombëtare – përfshirë synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB.

Gjatë takimit diskutuam edhe për situatën dhe sfidat aktuale për sigurinë e Kosovës dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve në dialog me Serbinë, për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse – me njohjen reciproke në qendër.

Po ashtu, z. Escobar e sigurova se PDK do ta ofrojë gjithë mbështetjen dhe ndihmën e saj për çdo çështje që prek interesin shtetëror të Kosovës, konform seriozitetit të situatës së re gjeopolitike në Evropë, pas agresionit rus në Ukrainë.”, ka shkruar Krasniqi.

Shkrimi i plotë i tij:

Lajme të ngjashme