Krasniqi: Syretat në festat e domates nuk e fshehin dështimin e tmerrshëm të Qeverisë Kurti - NACIONALE

Krasniqi: Syretat në festat e domates nuk e fshehin dështimin e tmerrshëm të Qeverisë Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka folur rreth liberalizimit të vizave nga BE-ja për përdoruesit e pasaportave të lëshuara nga Serbia.

Sipas Krasniqi, “syrtetat në festat e domates dhe te Ura e Ibrit” nuk e fshehin dështimin e Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

“Syretat në festat e domates dhe te Ura e Ibrit nuk e fshehin dështimin e tmerrshëm të qeverisë Kurti me pasaportat e Serbisë, që nga Bashkimi Evropian tashmë janë legalizuar për viza. Pasojat e këtij legalizimi do të jenë minuese tash e tutje për dialogun dhe për shtetin tonë. A mban ndokush përgjegjësi për këtë dështim, apo dështimi do të mbulohet me festa?” – ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme