Krasniqi: S'jemi si VV, PDK nuk do të gjuajë molotovë në Kuvend
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur rreth opozitës që po e praktikon në kundërshtim të Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se nuk duhet të pritet nga PDK të gjuaj molotov në Kuvend, sepse sipas tij PDK dallon nga LVV.
“Konstatim ma i pasaktë se me thënë që ne jemi të heshtur, nuk ka. E kam thënë edhe më herë, prej neve nëse presin nga ne me gjujtë molotov ose gaz lotsjellës në Kuvend, ne kurrë s’kemi me bo. Ne nuk e bëjmë atë punë”, ka deklaruar ai në Pressing.
“Ato metoda të VV-së, janë ato, të cilave jemi t’u ia pa sherrin ende edhe sot”, ka theksuar Krasniqi.