Krasniqi prezanton tre anëtarët më të rinj të PDK-së: Pafundësisht krenar me rininë tonë në mërgatë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar tre emera të rinj që i janë bashkuar partisë në mërgatë.
“Drini, Arlindi dhe Eroni janë shembuj të suksesit dhe progresit të gjeneratës së re të mërgimtarëve tanë nëpër të gjithë botën – e që megjithatë jetojnë me mall e dashuri për Kosovën. PDK u ka krijuar hapësirën, e të rinjë e të reja si këta, po i bashkohen çdo ditë platformës tonë politike, që përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre t’i vënë në shërbim të atdheut tonë të përbashkët: Kosovës!” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Shkrimi i tij:
Eron Muhaxheri, master në administrim digjital të biznesit, i flet tri gjuhë. Arlind Kuçica, i diplomuar në shkenca, i flet katër gjuhë. Dhe, Drin Çeku, master në ndërmarrësi dhe menaxhmet, i flet pesë gjuhë.
Kanë përvoja e interesime të ndryshme – nga biznesi, financat, filozofia, marketingu digjital, inovacioni e inteligjenca artificiale, por një e kanë të përbashkët: dëshirën për të kontribuar në Kosovë!
Këta tre djemë janë ndër anëtarët më të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë, të cilët, bashkë me Kryetarin e Degës tonë në Zvicër, Ragip Xhakën, i mirëpritëm në selinë qendrore të PDK-së.
Drini, Arlindi dhe Eroni janë shembuj të suksesit dhe progresit të gjeneratës së re të mërgimtarëve tanë nëpër të gjithë botën – e që megjithatë jetojnë me mall e dashuri për Kosovën. PDK u ka krijuar hapësirën, e të rinjë e të reja si këta, po i bashkohen çdo ditë platformës tonë politike, që përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre t’i vënë në shërbim të atdheut tonë të përbashkët: Kosovës!
I lumtur sa s’ka – e pafundësisht krenar me rininë tonë në mërgatë.