Krasniqi pret që serbët të marrin pjesë në takimin e nesërm informues mbi hapjen e Urës së Ibrit
Një takim të thirrur nesër me serbët e Mitrovicës së Veriut për hapjen e Urës së Ibrit është thirrur nga kjo komunë, në të cilën ftesë për pjesëmarrje ka bërë edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
“Takimi do të mbahet për me diskutu situatën, se cilat janë brengat për hapjen e urës. Sigurisht që ne do t’i adresojmë të gjitha brengat. Unë pres që të marrin pjesë qytetarët. Besoj që është momentum shumë i mirë që të vijnë qytetarët, edhe ata që kanë protestu dhe të diskutojmë brengat që i kanë. Pres që të ketë pjesëmarrje dhe interesim për takimin e nesërm. Nesër mund t’i përgjigjemi për secilën brengë që e kanë për situatën e sigurisë dhe raportet ndëretnike”, ka thënë ai.