Krasniqi pret në takim ambasadorin gjerman: Folëm për zhvillimet politike dhe qëndrimet e PDK-së - NACIONALE

Krasniqi pret në takim ambasadorin gjerman: Folëm për zhvillimet politike dhe qëndrimet e PDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se në takim është folur për zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme