Krasniqi i reagon Von der Leyenit: Nuk po jeni në gjendje ta mbani përgjegjëse Serbinë për krimet, e po e mbani Rusinë - NACIONALE

Krasniqi i reagon Von der Leyenit: Nuk po jeni në gjendje ta mbani përgjegjëse Serbinë për krimet, e po e mbani Rusinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian, Usula von der Leyen.

Krasniqi ka thënë se deklarata e saj për se Rusia do të mbahet përgjegjëse për krimet në Ukrainë është hipokrizi.

Ai ka thënë se BE nuk po është në gjendje që të mbajë Serbinë për krimet në ish-Jugosllavi e lërë më ta mbajë Rusinë.

E pakta që mund të bëni është të mos tentoni ta shndërroni në mashtrim paaftësinë dhe hipokrizinë tuaj kronike!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

“Von der Leyen: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet në Ukrainë” (Epoka e re, 4 mars 2023) Koment: Nuk po jeni në gjendje ta mbani përgjegjëse Serbinë për krimet që ka kryer në ish Jugosllavi, përfshirë edhe gjenocidin në Srebrenicë e po e mbani përgjegjëse Rusinë. E pakta që mund të bëni është të mos tentoni ta shndërroni në mashtrim paaftësinë dhe hipokrizinë tuaj kronike!

Lajme të ngjashme