Krasniqi: Përdorimi i zyrës së mediave të Qeverisë për qëllime partiake përbën abuzim me resurset publike nga VV-ja - NACIONALE

Krasniqi: Përdorimi i zyrës së mediave të Qeverisë për qëllime partiake përbën abuzim me resurset publike nga VV-ja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albert Krasniqi, nga Demokracia +, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për realizimin e takimeve partiak në ndërtesën e Qeverisë.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se përdorimi i zyrës së mediave për qëllime të tilla përbën abuzim me resurset publike nga partia në pushtet.

Ndonëse nuk ka ndonjë rregull të përcaktuar se ku duhet të mbahen takimet për negociatat mes partive politike për formimin e Qeverisë – pasi ato janë zhvilluar në vende të ndryshme, nga Zanzibar e rezidencat private deri te ndërtesa e Kuvendit – shfrytëzimi i ndërtesës së Qeverisë do të duhej të ishte opsioni i fundit. Për më tepër, përdorimi i zyrës së mediave për qëllime të tilla përbën abuzim me resurset publike nga partia në pushtet”, ka vlerësuar ai, duke treguar se cili është mesazhi që Kurti dëshiron ta përçoi me këto veprime.

Me këtë veprim, Kurti po përpiqet të japë mesazhin se ai është aty për të qëndruar. Opozita – nëse synon t’i përgjigjet ftesës për takim – duhet patjetër të kërkojë ndryshimin e lokacionit; përndryshe, rrezikon të normalizojë një praktikë të tillë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme