Krasniqi për takimin me Kurtin: Nuk kemi bërë me ta asnjë marrëveshje
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar “afrimin e PDK-së” me kryeministrin Kurti pas takimit që kreu i partisë më të madhe opozitare pati me kreun e qeverisë së Kosovës.
Krasniqi mohoi kategorikisht të ketë bërë ndonjë marrëveshje me Kurtin.
“Absolutisht nuk është e vërtetë”
Për të arritur për zgjedhje duhet dakordim politik të gjithëmbarshëm. Për shpërbërje të Kuvendit duhen vota të krejtve. VV ka më së shumti. Nëse ata s’votojnë?
Unë nuk i hezitoj takimeve. Ne nuk kemi bërë me ta asnjë marrëveshje.
Kurti bëri thirrje për agjendë legjislative, unë për zgjedhje të reja.
Veç një temë e rëndësishme, pajtueshmëria e përgjithshme për zgjedhje. Nuk ke kam takuar Kurtin të parin, por kolegët e opozitës para tyre. Secilin. Dhe u kam kërku të bëhemi bashkë si iniciativë opozitare për zgjedhje të parakohshme.” – tha ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.