Krasniqi: PDK po rritet, fuqizohet dhe po rikthehet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se partia e tij po rritet, po fuqizohet dhe po rikthehet.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se 120 anëtarë të ri kanë aderuar në degën e tyre në Gjilan.
“PDK po rritet. PDK fuqizohet. PDK po rikthehet! Mbi 120 anëtarë të ri, në krye me afaristin Selver Xhelili, kanë aderuar mbrëmë në Degën tonë në Gjilan. I falënderoj të gjithë për besimin dhe angazhimin që kanë vendosur të japin në PDK, e përmes nesh, për shtetin dhe shoqërinë.” – ka thënë Krasniqi.
Ai tutje është shprehur se gjithë kjo është dëshmi se PDK mbetet alternativa më e mirë politike dhe qeverisëse për vendin.
“Kjo është dëshmi se PDK mbetet alternativa më e mirë politike dhe qeverisëse për vendin, e cila, kudo që është duke qeverisur në nivelin lokal, po kryen punë dhe po e mban fjalën, për dallim nga dështimi i madh i Qeverisë në nivelin nacional – në të gjithë sektorët.” – ka thënë ndër të tjera i pari i PDK-së.
Tutje Krasniqi është shprehur se sikurse në Gjilan edhe në secilën komunë po mobilizohen me njerëz të ri.
“Sikur në Gjilan, Partia Demokratike e Kosovës po mobilizohet në secilën komunë të Kosovës, me njerëz të ri, energji të reja e dashuri të madhe për vendin. Vizioni ynë për të ardhmen është i qartë: bashkë me qytetarët dhe për ta, të rikthejmë Kosovën në kursin e duhur të zhvillimin dhe integrimit!” – ka përfunduar Krasniqi.