Krasniqi: Pa njohje të 4 vende të BE-së dhe anëtarësimin në NATO jemi në armëpushim të imponuar - NACIONALE

Krasniqi: Pa njohje të 4 vende të BE-së dhe anëtarësimin në NATO jemi në armëpushim të imponuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar incidentin e deputetëve serb në Kuvendin e Serbisë gjatë ditës së enjte.

Siç shkruan Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook, përplasja e deputetëve serb tregon se askush në Serbi nuk pajtohet me pavarësinë e Kosovës.

Debati dhe incidenti i sotëm në Kuvendin e Serbisë, përtej primitivizmave të zakonshëm serbo-ballkanik, tregon një gjë: në Serbi askush nuk pajtohet me pavarësinë e Kosovës. Ata thjesht ziheshin mes vete se kush është më armiqësor ndaj nesh”, - ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, “është gabim” angazhimi i emisarëve të huaj të cilët po kërkojnë zgjidhje me këtë Serbi.

Krasniqi beson se zgjidhja është njohja e Kosovës nga katër vendet e BE-së dhe antarësimi në NATO, në të kundërtën, sipas Krasniqit “jemi në armëpushim”.

Kjo është gjendja e vërtetë në Serbi. Kot po mundohen ta relativizojnë këtë gjë emisarët e ndryshëm. Gabimi trashanik i tyre është që po kërkojnë zgjidhje me Serbinë si palë. Zgjidhje të tillë nuk ka. Zgjidhja e vetme është vetëm njohja e shtetit të Kosovës edhe nga katër vendet e NATO-s dhe pranimi i saj sa më i shpejtë në NATO. Jashtë kësaj formule, jemi në gjendje armëpushimi të imponuar nga NATO, por jo në paqe”, - mendon Milazim Krasniqi.

Lajme të ngjashme