Krasniqi: Me Qeverinë Kurti po shënojmë rekorde të zeza, totalisht neglizhente - NACIONALE

Krasniqi: Me Qeverinë Kurti po shënojmë rekorde të zeza, totalisht neglizhente

3 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Në një video të shpërndarë në faqen e PDK-së në Facebook, Krasniqi ka thënë se me Qeverinë Kurti po shenohen rekorde të zeza.

“Është fatkeqësi që kohët e fundit, ne po shënojmë rekorde të zeza. Kemi pasur mbi 14% inflacion në muajin qershor, kemi pasur gati çmime dy euro për një litër naftë”, theksoi Krasniqi.