Krasniqi: Kurti nuk po mundet me livritë nga presioni - NACIONALE

Krasniqi: Kurti nuk po mundet me livritë nga presioni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përmendur deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për Marrëveshjen Baznike, ku kishte thënë se kjo marrëveshje është e keqe për Kosovën.

I ftuar në T7, Krasniqi ndër të tjera ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asnjëherë nuk ka thënë se marrëveshja është e mirë për Kosovën.

Mua mu kujtua ajo që në mënyrë arrogante thoshte, çka është presioni. Tash po e shoh se nuk po mundte me livrit prej presionit. A e keni dëgjuar deri sot Albin Kurtin duke thënë se kjo është marrëveshje e mirë. Nuk e ka thënë sepse nuk është e mirë. Bislimi bile pati thënë se është në të mirë të Serbisë. I kam pyetur edhe në takim. U kam thënë koncentrohuni, cili e keni mirë. Këta nuk u përgjigjen, pasi nuk përgjigjen në këso situata.” - tha ai.

Lajme të ngjashme