Krasniqi: Kurti e Osmani janë shpirtngushtë, i kishin dhënë 10 vite prej jetës së tyre me kanë 10 ditë si Thaçi - NACIONALE

Krasniqi: Kurti e Osmani janë shpirtngushtë, i kishin dhënë 10 vite prej jetës së tyre me kanë 10 ditë si Thaçi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti janë shpirtngushtë dhe vuajnë nga kompleksi i vogëlsisë përballë liderëve që kanë dhënë kontribut në UÇK.

“Janë shpirtngushtë dhe duhet të turpërohen, s’duhet tu vijë marre, por duhet t’i duartrokasin gjërave të mira. Vjosa Osmani turp duhet t’i vijë. Njerëz të vegjël janë, njerëz të vegjël duhet me qenë mos me mirëpritur”, ka thënë ai në emisionin Pressing

Sipas Krasniqit, Kurti e Osmani do të jepnin 10 vite nga jeta e tyre për 10 ditë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

“Shiqoni, si Albin Kurti si Vjosa Osmani, 10 vjet jete i kishin dhënë me i pasë 10 ditë si të Hashim Thaçit, të Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Zero ditë të UÇK-së i ka Albin Kurtin”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se është dëshmuar edhe me videot e publikuara së fundmi, se Presidentja Osmani ishte një prej politikaneve të zjarrta për themelimin e Gjjykatës Sepciale.

“Ajo është një prej njerëzve më të zjarrtë për gjykatën Speciale. Duhet me u turpëru që s’e ka kurajën ta përshëndes rezolutën, as kur ishte bashkë me presidentin e Shqipërisë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme