Krasniqi kujton shkrimet e '98-ës: Rezistenca sublime e Drenicës po e shkruan historinë më të re të lavdishme të Kosovës
Profesor Milazim Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka rikujtuar disa fjali nga shkrimet e publikuara gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.
Krasniqi shpjegoi se këtë po e bën për të kuptuar, siç tha, “degradimin që na ka ndodhë në liri”.
“Rezistenca sublime e tashme e Drenicës, në Prekaz, në Llaushë, në Vojnikë, në Açarevë e në fshatrat e tjera të Drenicës, po e shkruan historinë më të re të lavdishme të Kosovës.”
Qëndresa e familjes Jashari dhe e familjeve të tjera në Drenicë dhe në viset e tjera të Kosovës, është qëndresë që habit dhe trondit botën. – janë disa nga tekstet e profesorit Krasniqi të cilën e kishte shkruar para më shumë se dy dekadash.