Krasniqi kritikon Qeverinë Kurti: Ua pagoi serbëve 113 milionë euro rrymë, bënte filma me targat - NACIONALE

Krasniqi kritikon Qeverinë Kurti: Ua pagoi serbëve 113 milionë euro rrymë, bënte filma me targat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar pagesën për rrymë të serbëve të veriut të Kosovës.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka paguar 113 milionë euro për rrymën e shpenzuar nga serbët. Ai ka shkruar se Qeveria Kurti bënte filma me targat.

“Qeveria Kurti i ka paguar 113 milionë euro (nga taksat tona) për rrymën e shpenzuar nga serbët në veri, ndërsa bënte filma me targat, demek nuk ua lë targat e vjetra. More, detyroji ta paguajnë energjinë që e shpenzojnë e hiqu filmave ne targa! Targat presin, siç edhe po presin. E pakta, ato nuk po na i zhvatin milionat.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme