Krasniqi pas kërkesës së Kurtit për KFOR-in: Analfabetët funksionalë mendojnë që ai është komandant - NACIONALE

Krasniqi pas kërkesës së Kurtit për KFOR-in: Analfabetët funksionalë mendojnë që ai është komandant

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili bëri thirrjë për më shumë trupa dhe mjete ushtarake të KFOR-it në Kosovë.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kurti është kryeministër dhe se duhet të koncentrohet në rritjen e kapciteteve të policisë së vendit.

Sipas tij, mandati është për këtë, e jo për të treguar se çfarë duhet të bëjë KFOR-i.

Në fund, ai ka shkruar: “P.S. Kjo që sapo thashë, nuk vlen për analfabetët funksionalë, sepse ata mendojnë që Kurti është edhe komandant i KFOR- it.”

“Kurti kërkon rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it”Koment: KFOR-i i ka planifikimet e veta dhe nuk merr para sysh asnjë dëshirë a sugjerim të qeverisë së Kosovës. Ju si kryeminisër e si qeveri duhet të koncentrohuni në rritjen e kapaciteteve të policisë së Kosovës, që të mos mbeten të bllokuar në pika doganore, në krizën e radhës. Për këtë keni mandat, jo për të treguar çka duhet të bëjë KFOR-i. KFOR e dinë vetë çfarë mandati ka dhe çka i duhet për ta kryer mandatin pa u bllokuar ndokund në pika doganore. P.S. Kjo që sapo thashë, nuk vlen për analfabetët funksionalë, sepse ata mendojnë që Kurti është edhe komandant i KFOR- it.” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lajme të ngjashme