Krasniqi: Kjo i ndodh Kosovës po i prishi raportet me ShBA
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka shkruar një status për rrezikun që e pret Kosovën në rast se shkatërron raportet me ShBA.
Krasniqi këtë e ka bërë duke krahasuar me rastin e Shqipërisë, e cila për dyzet e pesë vite gjatë sistemit komunist, kishte raporte të keqija me Amerikën dhe Britaninë e Madhe.
“Partizanët shqiptarë dolën nga Lufta e Dytë Botërore si aleat të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së. Por, pas incidentit të Korfuzit, pasoi prishja totale me Britaninë e Madhe dhe me SHBA-në, një prishje që zgjati dyzet e pesë vite. Aq vite mjaftuan e tepruan që Shqipëria të shkallmohej tërësisht. Mirë asht me mbajtë mend ata shqiptarë, që dinë të jenë harrestarë. Nëse prishet me SHBA-në, Kosovës i duhet shumë më pak kohë, që të shkallmohet e të shkërmoqet”, ka shkruar Krasniqi.
