Krasniqi kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën pa kritere shtesë - NACIONALE

Krasniqi kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën pa kritere shtesë

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, teka ka folur për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë e Maqedonisë, ka thënë se tani radha është që Kosova ta fitojë liberalizimin e vizave.

Jo vetëm kaq. Ai ka kërkuar që kjo arritje të bëhet pa kritere shtesë.

Tutje Krasniqi në konferencë për media shtoi se që nga viti 2018, Kosova pat plotësuar të gjitha kërkesat dhe rekomandimet e udhërrëfyesit për viza, andaj çdo vonesë është e tepërt.

“Ka vite që ne të gjithë besojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut është dashur ta nisin procesin e negocimit dhe është një sihariq i mirë, është një shpresë edhe për Kosovën që përfundimisht përkundër vonesës krejtësisht të paarsyeshme dhe të padrejtë në raport me ne të miratohet vendimi për lejimin e udhëtimit pa viza, pra liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo është një e drejtë e jona, e cila besoj edhe është e merituar, qysh nga viti 2018 së paku, sepse ne qysh atëherë kishim plotësuar të gjitha kriteret, kërkesat dhe rekomandimet të cilat kishin ardhur nga udhërrëfyesi dhe tashmë vërtetë nuk duhet të ketë asnjë vonesë.

Kërkesa jonë dhe insistimi jonë është që vendimi të merret pa asnjë vonesë dhe normalisht pa asnjë kriter shtesë të kërkuar sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë që të udhëtojnë lirshëm në zonën e Shengenit sa më herët që të jetë e mundur”, tha ndër të tjerash ai për Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme