Krasniqi: Gëzim Krasniqi, shembull i një personaliteti me vlera profesionale dhe kombëtare - NACIONALE

Krasniqi: Gëzim Krasniqi, shembull i një personaliteti me vlera profesionale dhe kombëtare

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratik e Kosovës e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Malishevës, Gëzim Krasniqi.

Në këtë ceremoni, kryetari i PDK-së e ka lavdëruar kandidatin për kryetar, duke thënë se në e zyra është shembull i një personaliteti me vlera profesionale dhe kombëtare.

Ai ka thënë se Krasniqi iu kishte bashkuar UÇK-së si student.

“Dr. Gëzim Krasniqi është shembull i një personaliteti me vlera profesionale dhe kombëtare - një njeri që do ta bëjë Malishevën më të mirë. Një pediatër që për mbi 20 vite ka qenë pranë çdo shtëpie, çdo familjeje, çdo fëmije të kësaj komune. Një luftëtar i lirisë që iu bashkua UÇK-së si student - me zemër dhe pa llogari personale. Një njeri që e njeh Malishevën, i ndjen shqetësimet e saj, nuk bën zhurmë - por bën punë. Dr. Gëzimi ka qenë gjithmonë aty kur e ka kërkuar puna. Tani është koha të jetë edhe aty ku duhet – në krye të komunës, për ta udhëhequr me ndershmëri, dije dhe përkushtim. Qytetarët e Malishevës i ftoj që të bashkohen me Dr. Gëzimin, për një Malishevë më të barabartë dhe më të jetueshme për të gjithë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme