Krasniqi: Është humbje e madhe për Kosovë çdo ditë që Kurti vazhdon qëndrimin në pushtet - NACIONALE

Krasniqi: Është humbje e madhe për Kosovë çdo ditë që Kurti vazhdon qëndrimin në pushtet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Në një intervistë për Gazetën Blic, Krasniqi ka thënë se Kurti nuk dëshiron të ketë një fushatë 30 ditore pasi nuk ka bërë asgjë për këto tri vite qeverisje.

Unë besoj që duhet sa më shpejt me shku në zgjedhje edhe nëse ai mundet me llogarit që e ka një benefit, ai nuk dëshiron me pas një fushatë 30 ditore, sepse e din që 30 ditë janë shumë, së pari nuk ka njerëz, nuk ka për çka flet, sepse nuk ka bo kurrgjë për këto tri vjet. A ka më absurde një njeri që me buxhetin e këtij mandati e kalon 10 miliardshin, figurativisht, po të them se nuk i ka një palë gërshërë për me shku me pre një shirit për një projekt të madh.”

“Ne e kemi trashëgu buxhetin si PDK në 2007, 700 milionë, ia kemi dorëzu tre-fish më të madh Isa Mustafës në fund të 2014, ia kemi dorëzu mbi 2 miliardë. Por me aq pak buxhet gjatë gjithë viteve qeverisje në si PDK duke udhëheq qeverinë herë me LDK, AKR kemi pas më pak buxhet sesa Albin Kurti në tri vjet, dhe e kemi rindërtu Kosovën”, tha Krasniqi.

Ndër të tjera ai ka shtuar se është humbje e madhe për Kosovën, çdo ditë që Kurti, vazhdon qëndrimin në pushtet.

Lajme të ngjashme