Krasniqi e LDK-së: Votuesit e VV-së janë zhgënjyer me Qeverinë Kurti
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi e ka quajtur kryeministrin, Albin Kurti mashtrues.
Krasniqi në T7 ka folur për protestat e pjesëtarëve të policisë speciale të Kosovës, ku ka thënë se ata meritojnë rritjen e pagave, ndërkohë që ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes që s’e kanë përkrahur Rezolutën për një gjë të tillë.
“Nuk besojë më që qytetarët e Kosovës do t’i besojnë këtij mashtruesi. Deri tash i ka mashtru. Nëpër çdo vend ku ka shku ka thënë familjarët janë për dasma, çdo ministër e deputet kanë të punësuar në qeveri e institucione, ka thënë Zajednica s’kalon, po kalon edhe mirë.” - ka thënë ajo.
Krasniqi ka thënë se shumë votues të VV-së janë të zhgënjyer me Qeverinë Kurti
