Sveçla takohet me homologun turk, bisedojnë për sfidat aktuale - NACIONALE

Sveçla takohet me homologun turk, bisedojnë për sfidat aktuale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është duke qëndruar në Ankara, ku edhe është takuar me homologun e tij, Ali Yerlikaya.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova që nga shpallja e pavarësisë e ka gëzuar përkrahjen e Turqisë.

Kisha kënaqësinë që të takoj në Ankara homologun tim z. Ali Yerlikaya. Republika e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë e përgjatë gjithë procesit të shtetndërtimit ka gëzuar përkrahjen e Republikës së Turqisë e veçanërisht në fushën e sigurisë përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe atyre teknike.” – ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka dhënë detaje nga takimin me ministrin e Brendshme të Turqisë, ku ka thënë se ka shpreh mirënjohje për marrëdhënien e shkëlqyeshme, ku kanë diskutuar sfidat aktuale dhe mundësitë e reja.

Në këtë takim, shpreha mirënjohjen për marrëdhënien e shkëlqyeshme si dhe diskutuam sfidat aktuale dhe mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushën e sigurisë dhe teknologjisë në të cilat Turqia ka shënuar arritje mbresëlënëse. Në frymën e gatishmërisë për të shkëmbyer përvojat më të mira dhe arritjet në fushat që Ministritë tona mbulojnë, me mirënjohjen për mbështetjen nga shteti turk, shpreha interesin që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në ekspertizat specifike që do të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës.” – ka përfunduar Sveçla.

Lajme të ngjashme