Nga Franca Kurti shkon në Spanjë, merr pjesë në Kongresin e PES
Nga Franca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Spanjë për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë.
Kjo është bërë e ditur nga Lëvizja Vetëvendosje përmes jë komunikate për media, ku mes tjerash u bë e ditur se VV u bë anëtare e organizatës PES.
“Sot, në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) - që po mbahet në Malaga të Spanjës për hir të zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024 - me votë të anëtarëve iu dha drita e gjelbërt anëtarësimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë familje politike të rëndësishme. PES është forca politike më e madhe e së majtës në Bashkimin Evropian e cila është e përfaqësuar edhe në Parlamentin Evropian me grupin ‘’Socialistët & Demokratët’’ (S&D).” – thuhej në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! bëhet anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë - PES
Sot, në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) - që po mbahet në Malaga të Spanjës për hir të zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024 - me votë të anëtarëve iu dha drita e gjelbërt anëtarësimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë familje politike të rëndësishme.
PES është forca politike më e madhe e së majtës në Bashkimin Evropian e cila është e përfaqësuar edhe në Parlamentin Evropian me grupin ‘’Socialistët & Demokratët’’ (S&D).
Pas fjalës hyrëse së Kryetarit të PES dhe ish-Kryeministrit të Suedisë Stefan Löfven mbi sfidat e Europës, Kryetari Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, iu drejtua delegatëve të partive anëtare me një fjalë përshëndetëse, ku theksohej progresi i përgjithshëm i Kosovës, por edhe kohën e rëndë që përjeton Evropa.
Anëtarësimi i Lëvizjes në këtë organizatë është një tjetër përparim në marrëdheniet ndërpartiake e ndërkombëtare, që do ta ndihmojë subjektin tonë në realizimin e synimeve dhe të programit progresist.
Ky anëtarësim erdhi si rezultat i punës së bërë ndër vite, konsistencës në parimet socialdemokrate si organizatë dhe me shembull të udhëheqjes socialdemokrate në qeverisje.