Krasniqi e LDK-së: Dy njohjet e reja të Kosovës s’kanë të bëjnë asgjë me punë të kësaj qeverie
Rrezarta Krasniqi e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reguar ndaj pretendimeve të deputetes së Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, e cila u mburr me arritje të dy njohjeve të reja.
Krasniqi tha se asnjëra nga këto dy njohja nuk janë rezultat i kësaj qeverie ndërsa pozicioni ndërkombëtar i vendit është “më i keqi ndonjëherë”.
Postimi i plotë:
Ministrja Gërvalla sot mburret me “dy njohje” gjatë kësaj qeverisjeje.
Por e vërteta është e thjeshtë: asnjëra prej tyre nuk ka ardhur si rezultat i punës së kësaj qeverie.
Ndërkohë, pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është më i keqi ndonjëherë:
• Jemi nën sanksione nga partnerët perëndimorë.
• Marrëdhëniet me miqtë tanë më të mëdhenj janë të acaruara.
• Asnjë hap i madh nuk është bërë drejt integrimit ndërkombëtar.
❌ Dhe mbi të gjitha, kjo qeveri ka shënuar dështimin më të madh diplomatik të viteve të fundit – mospranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku fajtorët kryesorë janë Ministrja Donika Gërvalla dhe Kryeministri Albin Kurti.
Ky ishte një shans historik për vendin, por u humb për shkak të papërgjegjësisë, mungesës së koordinimit dhe prishjes së raporteve me partnerët tanë.
Ky nuk është sukses diplomatik, ky është dështim historik në përfaqësimin e vendit.