Krasniqi: Duhet të urojmë që nesër në Bruksel të ketë marrëveshje dhe të jetë e favorshme për Kosovën
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka ururar që nga takimi i Kurtit nesër në Bruksel me presidentin serb Vuçiq, Kosova të dalë me një marrëveshje të favorshme.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, Krasnqi thotë se ky është një interes shtetëror, prandaj sipas tij, kjo çështje “duhet të na bëjë të gjithëve bashkë”.
Statusi i plotë:
Të gjithë ne duhet të urojmë që nesër në Bruksel të ketë marrëveshje dhe të jetë sa më e favorshme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës sonë. Të gjithë ne duhet të urojmë që delegacioni ynë shtetëror të jetë në nivelin e duhur dhe të dalë me sukses përballë delegacionit shtetëror serb. Kur është në pyetje interesi shtetëror, të gjithë duhet të jemi bashkë.
