Ironizon Smajljaj: Kish qenë mirë më marrë në Bruksel edhe Agim Bahtirin - NACIONALE

Ironizon Smajljaj: Kish qenë mirë më marrë në Bruksel edhe Agim Bahtirin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i shkencave politike, Avdi Smajljal, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka rekomanduar ironikisht që do të ishte mirë që nesër në takimin Kurti – Vuçiq në Bruksel, të jetë pjesëmarrës edhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ironia e Smajljat lidhet me organizimin e një protestë nga Agim Bahtiri kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, protestë e cila është mbajtur në fshatin Gushavc të dielën, ku ishin mbledhur një numër qytetarësh.

“Ndoshta kishte me qenë mirë me marr nesër në Bruksel edhe liderin e protestës së sotme, z.Bahtirin. Sado, kudo, është ndryshe kur janë dy veta”, - ka shkruar Smajljal, teksa kërkon falje për “cinizmin”

“Kërkoj falje për cinizmin, të cilin politika jonë e mjerë e ka zhvilluar në ne, duke u tallur me ne. (Bash atë ditë kur them nuk hy më në fb, nuk durohem pa shkru)”, - përfundon ai.

Lajme të ngjashme