Krasniqi: 11 shtatori mbetet një plagë e thellë për botën demokratike, Kosova e di mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria - NACIONALE

Krasniqi: 11 shtatori mbetet një plagë e thellë për botën demokratike, Kosova e di mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se 11 shtatori mbetet një plagë e thellë për botën demokratike.

Ai ka bërë me dije se kjo datë nuk do të harrohet asnjëherë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Kosova e di mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria.

“11 shtatori mbetet një plagë e thellë për botën demokratike dhe një datë që asnjëherë nuk do ta harrojmë. Si Kosovë, e dimë mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria, prandaj e çmojmë sakrificën, unitetin dhe forcën me të cilën SHBA, 24 vite më parë, iu përgjigj terrorit. Sot, duke kujtuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë, vlera që na lidhin përjetësisht me miqtë dhe aleatët tanë amerikanë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme