KQZ-ja po shpërndan broshura informuese për procesin e regjistrimit dhe votimit jashtë vendit - NACIONALE

KQZ-ja po shpërndan broshura informuese për procesin e regjistrimit dhe votimit jashtë vendit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë fletushka për të informuar për mënyrën regjistrimit e votimit nga jashtë vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se kjo po bëhet meqenëse Kosova është në prag të fillimit të procesit zgjedhor.

"Meqenëse jemi në një periudhë në prag të fillimit të procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, pasi së shpejti pritet edhe të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, prej disa javëve Komisioni i Zgjedhjeve ka filluar me disa kampanja informuese për qytetarët e Republikës së Kosovës. Pasi ditë më parë kemi filluar fushatën informuese për disa nga ndryshimet në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, sot kemi filluar kampanjën tjetër informuese. Së bashku me kolegët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po shpërndajmë broshura informuese për procesin e regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi.

Përveç shesheve të Prishtinës, broshurat po shpërndahen edhe në Aeroportin “Adem Jashari”.

“Jemi në kohë të pushimeve dhe është periudhë ku mund të takojmë numër sa më të madh të qytetarëve të bashkatdhetarëve të cilët kanë ardhur për vizitë pë pushime në Kosovë. Me anë të këtyre broshurave po shpërndajmë informacione se si do të realizohet procesi i regjistrimit të votueseve jashtë Kosovës. Pastaj edhe faza tjetër që është procesi i votimit jashtë Kosovës. Përveç shpërndarjes së fletushkave apo broshurave informuese në sheshet e Prishtinës, këtë gjë po e bëjnë kolegët tjerë edhe ne Aeroportin ‘Adem Jashari’ si dhe në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës.", është shprehur Elezi.

Lajme të ngjashme