Kovaçevski për rrugën drejt BE-së: S’duam të jemi në grup me Kosovën e Bosnjën, jemi para tyre
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar që “nuk dëshirojnë të jenë në grup me Kosovën e Bosnjën” sa i përket rrugës drejtë Bashkimit Evropian.
Siç raporton “Telegrafi”, ai ka deklaruar që “me respektin për këto dy vende, Maqedonia është shumë para tyre".
“Ne nuk duam të jemi në një grup me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën. Shumë respekt për ato vende, por ne jemi shumë para tyre.” – citohet se ka thënë ai.
“Një herë u ndamë nga Kroacia, të njëjtët që nuk i merrnin vendimet atëherë dhe tani janë kundër vendimeve për integrimin evropian. Sot Kroacia është shtet anëtar i BE-së, e cila ka futur euron dhe është pjesë e Shengenit, por ne nuk jemi.” – është shprehur ai tutje.