Kosovë: Mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë - NACIONALE

Kosovë: Mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.

Njoftimi i plotë:

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-33 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.

Lajme të ngjashme