Kosovari Bix Aliu propozohet për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nominuar për ambasador në Mali të Zi, Bix Aliu, i cili me origjinë është nga Kosova.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Aliu është anëtar karriere i Shërbimit të Lartë të Jashtëm.
“Aliu së fundmi ka shërbyer si i ngarkuar me punë, ad përkohshëm i ambasadës së SHBA-së në Budapest, Hungari. Para kësaj, ai ishte zëvendësshef i misionit të ambasadës së SHBA-së në Poloni dhe ishte i ngarkuar me Punë, ad përkohshëm gjatë gjithë vitit 2021. Më parë, Aliu ishte konsull i përgjithshëm i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Krakov dhe u dekorua me medaljen ‘Honoris Gratia’ , nderimi më i lartë i qytetit, për avancimin e tij të rëndësishëm të lidhjeve ekonomike dhe kulturore midis Shteteve të Bashkuara dhe Krakovit”, është thënë në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.