Kosova shënon rritje të investimeve të huaja direkte, gati 100 milionë euro vetëm nga Gjermania - NACIONALE

Kosova shënon rritje të investimeve të huaja direkte, gati 100 milionë euro vetëm nga Gjermania

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përkundër paralajmërimeve për përkeqësim të klimës së investimeve në raportin e DASh-it dhe deklaratës së stafit të FMN-së pas vizitës në Kosovë, në katër muajt e parë të vitit 2023, Kosova ka shënuar rritje investimeve të huaja direkte (IHD), duke shënuar një rritje të konsiderueshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Vlera totale e investimeve të huaja direkte në Kosovë nga janari deri në qershor ka arritur vlerën e 374.2 milionë eurove që sipas Bankës Qendrore të Kosovës paraqet rritje prej 14 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

"Bilanci i investimeve direkte në Kosovë deri në qershor 2023 shënoi rezultat prej 271.9 milionë euro, që tregon se vlera e ID në Kosovë (374.2 milion euro) është më lartë se ID të investuara nga kosovarët jashtë (101.9 milion euro). Investimet direkte arriten vlerën 374.2 milion euro e që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (327.3 milionë euro deri në qershor 2022)." - thuhet në njoftimin e BQK-së.

Në periudhën janar-qershor të këtij viti, investimet direkte nga Gjermania kanë arritur në vlerën e 92.5 milionë eurove brenda përiudhës janar-qershor 2022.

Kjo vlerë e bën Gjermaninë shtetin lider sa i përket investimeve të huaja direkte (IHD).

Pas Gjermanisë renditet Zvicra, me një kontribut të rëndësishëm prej 77.1 milionë eurove. Nga ana tjetër, investimet e huaja direkte nga Turqia dhe Austria kanë vijuar me investime të konsiderueshme prej 42.3 milionë dhe 32 milionë euro respektivisht.

ShBA-të renditen në vedin e pestë sa i përket investimeve direkte duke shënuar vlerën e 25.4 milionë euro. Lartë qëndron edhe shteti shqiptar me 32.7 milionë euro.

Slovenia, Kanadaja, Franca dhe Kroacia janë shtetet tjera brenda top dhjetë shteteve me vlerën më të lartë të investimeve të huaja direkte në Kosovë.

Lajme të ngjashme