Kosova "përvëlohet" nga i nxehti: Temperaturat sot arrijnë deri në 38 gradë - NACIONALE

Kosova "përvëlohet" nga i nxehti: Temperaturat sot arrijnë deri në 38 gradë

14 orë më parë

nga NACIONALE

Kosova sot pritet të përfshihet nga mot me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa gjatë ditës do të ketë edhe vranësira lokale.

Sipas MeteoBallkan, gjatë orëve të pasdites vranësirat mund të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima, kryesisht në viset kodrinore-malore.

Vapa intensive dhe thatësia ekstreme do të vazhdojnë, ndërsa temperaturat pritet të luhaten nga 18 deri në 38 gradë Celsius.

Të dielën, temperaturat në Kosovë pritet të shënojnë një rënie të lehtë, si pasojë e erërave më të freskëta nga veriu dhe verilindja. Megjithatë, vapa verore do të vazhdojë, ndërsa në disa rajone mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullima.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me mundësi për rrebeshe të izoluara dhe stuhi lokale gjatë pasdites.

Sipas parashikimeve, vapa do të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme, ndërsa në Kosovë pritet mot kryesisht i thatë.

Lajme të ngjashme