Kosova ofrohet ta ndihmojë Francën në shuarjen e zjarreve, Haxhiu shpreh gatishmëri
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur solidaritet me Francën, e cila po përballet me zjarre të mëdha, duke deklaruar se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmë.
“Qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe komunitetet e rrezikuara nga zjarret”, ka deklaruar ajo.
Ajo citohet të ketë deklaruar se Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në përputhje me kapacitetet shtetërore.