“Kosova është Evropë” – Presidentja e Kosovës reagon pas fjalëve në shqip nga deputeti i Ukrainës - NACIONALE

“Kosova është Evropë” – Presidentja e Kosovës reagon pas fjalëve në shqip nga deputeti i Ukrainës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti ukrainas, Goncharenko, në mbledhjen e Këshillit të Evropës iu drejtua deputetëve tjerë me disa fjalë në gjuhën shqipe.

“Kosova është Evropë”, tha ai, transmeton Nacionale.

Pas këtij fjalimi, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se fjalimii i Goncharenkos, është i fuqishëm.

“Një fjalim i fuqishëm nga deputeti Goncharenko mbi të drejtën e Kosovës për t’u ulur në mesin e kolegëve evropianë në Këshillin e Evropës. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në postimin e presidentes Osmani.

Lajme të ngjashme