Kosova dhe Shqipëria me sesion të përbashkët kuvendi në 110 vjetorin e Pavarësisë
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Edi Rama në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, ashtu edhe pritet të ndodhë.
Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhje të përbashkët kuvendare në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe kryetarja e legjislativit shqiptar, Lindita Nikolla.
“Po punojmë për organizimin e mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve në muajin nëntor në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”.