Kosova bën paraqitje të mirë, por pëson humbje nga Holanda - NACIONALE

Kosova bën paraqitje të mirë, por pëson humbje nga Holanda

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultat të ngushtë 2:1, në kuadër të xhiros së parë për kualifikimet e Kupës së Botës.

"Dardanët" zhvilluan paraqitje të mirë ndaj Holandës, por që nuk arritën të arkëtonin ndonjë pikë.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra skuadër nuk arriti t'i konkretizojë rastet.

Kosova rrezikoi disa herë, por që edhe Holanda kishte disa raste të mira shënimi, që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Në pjesën e dytë, ishte Issam Dahmani që i dha epërsinë Holandës pas një asistimi të Bouyouzan (35').

Vetëm një minutë më vonë, sulmuesi Mohamed ben Khalou dyfishoi epërsinë e vendasve (36').

E tëra që arriti të bënte Kosova ishte goli i nderit përmes mbrojtësit Jeton Rukovci (40') në fundin e ndeshjes.

Kështu, Holanda tani është lider në tabelë në grupin 11, derisa Kosova renditët në fund. Kujtojmë se në këtë grup gjendet edhe Ukraina.

Vendi i parë kualifikohet në fazën e tretë të Kupës së Botës, derisa pozita e dytë do të garojë me pozitat e tjera të dyta në grupet e tjera.

Lajme të ngjashme