Korenica muaj më parë: Ka tendencë kontrolli në LVV, Kurti është i pasfidueshëm
Deputeti Visar Korenica, që sot Nacionale raportoi se është shkarkuar kohë më parë nga koordinatori i Qendrës së LVV-së në Rahovec, kohë më parë ka qenë kritikë ndaj partisë së tij.
Madje, në shtator të këtij viti, z.Korenica në Kanal 10 theksoi se ka tendencë për kontroll brenda LVV-së.
“Unë kështu them, ka tendencë të kontrollit. A ka të drejtë me kundërshtu, ka. Unë e kam përdorë të drejtën time me kundërshtu…Kur them tendencë e kontrollit, them për mos me rrëshitë gjërat në procesin negativ për organizatën, por kjo nuk ish dashtë me qenë pengesë për dikë me propozu dicka ndryshe brenda organizatës. Në rrethana tjera, po shihet që ka nevojë më shumë që të ketë zëra kritik brenda organizatës në mënyrë që të avancohet.”, vlerësoi ai në Kanal10.
Megjtihatë, ai theksonte se nuk ka kush që e sfidon Albin Kurtin në zgjedhjet e brendshme.
“Për aq sa unë jam në dijeni nuk ka pasë dijeni me sfidu Albinin. Por nuk besoj, dhe jam i bindur që nuk ka person që e sfidon. Kjo për arsye se këtu ku është Lëvizja është meritë e tij dhe njerëzve që e kanë mbështetë këtë rrugëtim, pra është problem me u sfidu”, tha ai.

