Korenica i VV-së: Më pengon martesa mes gjinisë së njejtë - nuk avansohet shoqëria me liri të tilla - NACIONALE

Korenica i VV-së: Më pengon martesa mes gjinisë së njejtë - nuk avansohet shoqëria me liri të tilla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i njohur për qëndrimet e tij të prera kundër përmbajtjes së Kodit Civil, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai është kundër martesave të gjinisë së njejtë.

Sipas Korenicës, një liri e tillë nuk i bënë mirë Kosovës dhe është pengesë për anavsimin e shoqërisë.

“Ne nuk jemi kundër Kodit Civil, por kemi votuar kundër përmbajtjes, nenet që kanë qenë konfliktuoze dhe jo të përshtatshme për shoqërinë ku jetojmë na. Kjo duhet me më pëngu, se përse na po mundohemi këtë shoqëri me avansu, nuk avansohen me liri të tilla”, tha Korenica në Kanal 10.

Korenica shton tutje se a beson në “natyshmërinë e njeriut” dhe se ligjshmëria e këtyre martesave cënon zhvillimin e njerëzimit.

“Në shumë raporte ndërkombetare, në vendet ku një gjë e tillë është e lejuar me ligj, numri i personave që kanë orientim të tillë seksual është në rritje, rasti i fundit është në SHBA. Tash, unë për bindjen teme besoj në natyrshmërinë e njeriut, një person mashkull dhe një person femër lidhin një kontratë bashkëshortore përmes të cilës rritet dhe zhvillohet njerëzimi, ndryshe nuk ndodhë, ndryshe nuk mbijetojmë”, mendon Korenica.

Lajme të ngjashme