Korenica i VV-së: Të procedohen pagat për mësimdhënësit dhe orët të kompensohen - NACIONALE

Korenica i VV-së: Të procedohen pagat për mësimdhënësit dhe orët të kompensohen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Depueti i VV-së, Visar Korenica, ka thënë se pagat për mësimdhënësit duhet të procedohen, por sipas tij, edhe orët e humbura gjatë grevës duhet të kompensohen.

Korenica për Nacionalen, theksoi se është i të njejtit mendim si kolegët e tij, Eman Rrahmani dhe Alban Bajrami, që të dy janë kundër vendimit të qeverisë për ndaljen e pagave për grevistët.

Jam i të njëjtim mendim me dy kolegët mi, pra pagat të procedohen dhe orët të kompenzohen.”, ka thënë Korenica.

Kujtojmë që Qeveria Kurti ka vendosur që të mos i paguaj punëtorët të cilët ishin në grevë nga 25 gushti.

Ky vendim i qeverisë po kritikohet me të madhe nga SBAShK-u, të cilët kanë thënë se mund të ketë grevë nëse nuk dalin pagat.

Lajme të ngjashme